Banorët e fshatit Grilë në Malësinë e Madhe përballen çdo ditë me vështirësitë e jetesës në këtë fshat. prej kohësh, një pjesë e konsiderueshme e familjeve kanë probleme me matëset e ujit të pijshëm të cilët prej muajsh janë të mbuluar nga uji.

Banorëve u kërkohet të paguajnë taksën mujore, por nuk marrin asnjë shërbim për ujin të cilin konsumojnë çdo ditë.

Nga ana tjetër, problematikë mbetet edhe djegia e mbeturinave pranë shtëpive të banuara, të cilat rrezikojnë jo vetëm banesat por edhe tokat e mbjellura.

Për banorët e fshatit Grilë, kjo situatë është e papranueshme, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes në fshat.

Artikulli paraprakDOM NIKË UKGJINI:SHKODRA HARROI IDROMENON E MARUBËT
Artikulli tjetër10- VJETORI I SHQIPËRISË NË NATO