Dy drejtuesit e klubit Vllaznia, drejtori sportive Armir Grima dhe administrator Neritan Kalamishi i kanë kthyer përgjigje kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Kryebashkiakja para pak ditëve tha se Vllaznia vitet e fundit nuk ka patur drejtimin e duhur.

Dy drejtuesit u përgjigjën duke thënë se kjo nuk është çështje deklaratash dhe përkundër çfarë deklaroi Ademi u shprehën se kanë dhënë shumë në drejtimin e Vllaznisë.Duke folur edhe për bordin drejtues që nuk mblidhet prej 4 muajsh, administratori Kalamishi u shpreh se Vllaznia nuk duhet përdorur politikisht dhe se shpreson që shumë shpejt të zgjidhet nga këshilli bashkiak bordi i ri.Në lidhje me mosliçensimin e fushës sportive “Reshit Rusi” nga FSHF drejtuesit e Vllaznisë shprehen se deri tani nuk kanë asnjë përgjigje se përse nuk është liçensuar.Për ndeshjet e ardhshme pas javës së dytë klubi Vllaznia pret nga FSHF një ndryshim të atij vendimi paraprak dhe ndeshjet e tjera për kuqeblutë të zhvillohen në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Artikulli paraprakGODET REFUGJATËT SIRIANË, PUSHOHET NGA PUNA
Artikulli tjetërBASHA NGA SHKODRA: QEVERIA DREJTOHET NGA KRIMINELËT