Një grindje midis dy bashkëfshatarëve ka përfunduar me plagosjen e njërit, pas përleshjes e përdorimit të sendeve të forta.

Burime të Komisariatit të Maliqit, Korçë, bëjnë të ditur se, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për H. B., vjeç 57, banues në fshatin Leminot,

pasi dyshohet ka plagosur lehtë me dashje me sende të forta, Sh. B., vjeç 65, banues në Leminot. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.