Nje ditë më parë u njoftua për një sherr në zyrat e OSHEE në fier dhe ku një person që kishte kërkuar të takonte drejtorin kishte bërë sherr me rojen. Ishte bërë edhe denoncim.

Ndërkohë sot polcia ka njoftuar arrestimin e 44 vjeçari, Sokol Gjika, i cili një ditë më parë u konfrontua me rojen e zyrës së OSHEE në Fier.

Në njfotimin e policisë thuhet se: Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kundërshtuar dhe kanosur gjatë ushtrimit të detyrës shtetasin M.H, 53 vjeç, banues në Roskovec, me detyrë punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në objektin e zyrave të Drejtorisë Rajonale OSHEE.

Policia thotë se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit, Sokol Gjika, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike (e ndarë në doza) e dyshuar Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikulli paraprakKAPET BANDA E SHQIPTARËVE QË TREGTONTE HASHASH
Artikulli tjetërTATIMORËT KONTROLLE SUBJEKTEVE NË BREGDET, 49% E BIZNESEVE ME SHKELJE