ANULOHET “AIDA”. PUSHOHET KORI E ORKESTRA QË KUSHTONIN 3.4 MLN EURO.
Pushohet kori dhe orkestra e Teatrit te Operas se Romes. Pas muajsh agonie, grindjesh te brendshme, grevash dhe sulmesh qe çuan ne ikjen traumatike nga skena te maestros Richardo Muti, Bordi i Teatrit te Operas se Romes vendos te pushoje 182 pjestare te korit dhe orkestres, nga 460 punonjes qe ka ky teater.

Vendimi I komunikuar nga kryetari I Bashkise se Romes, Ignazio Marino ka gjetuar edhe mbeshtetjen e ministrit Italian te Kultures, Dario Franceschini. Sipas Marinos, orkestra dhe kori nuk ka funksionuar, sepse ata jane kujdesur per interest e tyre, e jo per cilesine.
Pjese e ketij vendimi eshte edhe anullimi I operas “Aida” te Verdit, premiera e se ciles ishte planifikuar me 27 nentor.
Deri me 1 janar, thote Marino, do te mendohet per nje kor dhe orkester tjeter, sipas modelit te Orkestres Simfonike te Londrës apo të Filarmonisë Berlinit.
Por ky vendim, qe sipas kryetarit Marino synon rilindjen e Operas se Romes, ne te vertete duket I ndikuar nga kriza ekonomike. Shefi i Finances Carlo Fuortes thote se perfitimi financiar prej ketij vendimi te dhimbshem qe u be per te shmangur mbylljen perfundimtare te Operas, do te jete 3.4 milione euro, ose gati 11% e borxhit prej 30 milione eurosh te Operas.
Qe prej themelimit, ne nentor te 1880-s, kjo eshte hera e pare qe pushohen nga puna orkestra dhe kori i Operas se Romes, salla e se ciles ka 1600 vende per spektatoret.
Ne vitin 1926, Teatri u ble nga Keshilli Bashkiak I Romes.
Ne kete teater kane performuar edhe mjaft artiste shqiptare, si Inva Mula, Saimir Pirgu etj.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/GSZjE_28o7I?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]