Bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin, Sezgin Yavuz, i cili është i zhdukur prej disa ditësh, ka dhënë një intervistë për mediat turke ku ka rrëfyer bisedën e fundit me bashkëshortit.

Vesile Yavuz, 26-vjeç, e cila është në pritje të një fëmije, 3 muaj e gjysmë shtatzënë, ka deklaruar se në datën 4 shtator ai e ka telefonuar dhe i ka thënë se është nisur drejt Turqisë dhe se do ta telefononte sërish pas dy ditësh, telefonatë e cila nuk ka ardhur më kurrë.

Yavuz tha se bashkëshorti i saj nuk kishte kishte problem shëndetësor dhe se notonte shumë mirë, duke hedhur poshtë dyshimet se mund të ketë ndërruar jetë apo të jetë mbytur në det.

“Më thirri në 4 shtator të këtij muaji dhe më tha se do kthehem. “Do të të telefojojë sërish pas dy ditësh” më tha, por nuk më thirri më kurrë. Jahti ku ai udhëtonte u gjet i braktisur në Shëngjin. Kërkojë ndihmën e policisë. Dua që bashkëshorti im të kthehet.

Vajza ime më pyet për babanë, por unë nuk mund t’i them asgjë”, mësohet të ketë thënë Vesile Yavuz.Ajo ka njoftuar gjithashtu se janë nisur drejt Shqipërisë vëllezërit e 33-vjeçarit.

Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz.

Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, është pista kryesore ku është fokusuar policia dhe prokuroria e Lezhës, lidhur me rastin e gjetjes së braktisur të jahtit luksoz 15 milje larg brigjeve të Shëninit.

Pronari i këtij jahti është Nedin Akyuz, i cili ka mbërritur në Shqipëri dhe ka dorëzuar dokumentet që e vërtetojnë këtë fakt. Ai është pyetur nga Policia e Lezhës, i cili në dëshminë , ka treguar se nuk di asgjë rreth rrethanave se çfarë mund të ketë ndodhur apo ku mund të jetë momentalisht kapiteni i jahtit Sevgin Javuz.

Megjithatë, edhe ai është person në hetim, pasi nuk përjashtohet mundësia që të kenë pasur një konflikt mes tyre.