Një skenë e dhimbshme ajo që është shënuar një ditë më parë në një familje në fshatin Rrajcë të Përrenjasit.

Në një kasolle pranë banesës, një grua 63 vjeçe është gjetur nga familjarët e varur me litar.Dyshimet e policisë janë se XH.R. është vetëvarur.

Gjatë këqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore, njoftoi Policia, ndërsa shtoi se materialet për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “shkaktimi vetëvrasjes”, parashikuar nga Neni 99 i Kodit Penal.Shifrat e vetëvrasjeve mbeten alarmante në vendin tonë.