Një e moshuar humbi jetën mesditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës teksa u rrëzua nga një pallat.

Viktima Ylvie Hodaj 70 vjeç ra nga ballkoni i banesës ku jetonte, në katin e tetë të një pallati në lagjen ‘’Lef Sallata”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja të ketë rënë aksidentalisht nga pallati.

Mësohet se e moshuara jetonte bashkë me djalin e saj dhe nusen e tij por në momentin e ngjarjes ka qenë e vetme në banesë.