Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i pestë i selisë së godinës së PD-së në qytetin e Fierit.Kjo nuk është hera e parë që 47 vjeçarja Lindita Maloku bën një veprim të tillë.

Policia  negocioj për të zbritur gruan por ajo nuk pranon dhe thërret:Asnjë të mos vijë lart”

Ajo ka hipur në tabelën ku shënohet Partia Demokratike dhe thotë se kërkon të takojë kryebashkiakun Armando Subashi.

Kjo nuk është hera e parë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.
Ajo kërkon punë dhe shtëpi.