Një 80-vjeçar ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Shkodrës, Rreth orës 18:00 të së shtunës trupi i shtetasit Martin Kola (Stragu) është dërguar nga familjarët e tij në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë mjekët janë vënë në dispozicion por ka qenë e kotë sepse i moshuari kishte humbur jetën më pare, para se të vinte në spitalin e Shkodrës. Policia ka mbërritur menjëherë në fshatin Grude e Re të njësisë administrative Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër ku ndodhi ngjarja dhe nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Martin Kolë Stagu është vetëvrarë. Në vendin e ngjarjes, pas shtëpisë ku jetonte i moshuarir, policia ka gjetur edhe një armë zjarri të tip “kallashnikov” me të cilën dyshohet se Stragu ka kryer vetëvrasjen. Edhe vetë familjarët kanë deklaruar për policinë e Shkodrës se i afërmi i tyre është vetëvrarë. Familjarët por edhe policia nuk i dinë arsyet që çuan 80-vjeçarin në vetëvrasje. Përpara se të kryente këtë akt i moshuari nuk ka komunikuar me askënd për të lënë ndonjë dyshim të mundshëm ndaj për të gjithë kjo ngjarje ka qenë e papritur. Stragu ka një plagë në qafën e tij dhe plumbi i ka përshkuar edhe kokën duke e lënë të vdekur në vend dhe duke mos i dhënë mundësi për t’i shpëtuar jetën. Familjarët kanë dëgjuar një krismë dhe menjëherë kanë dalë për të parë se çfarë ka ndodhur. Kur kanë shkuar pas shtëpisë kanë parë të afërmin e tyre të shtrirë në tokë dhe të gjakosur. Menëherë i janë drejtuar spitalit të Shkodrës por ka qenë e pamundur për t’i shpëtuar jetën sepse plumbi e ka lënë të vdekur në vend. Grupi hetimor i policisë së Shkodrës po punon për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Fillimisht është menduar se 80-vjeçari mund të jetë vrarë por pas hetimeve në vendngjarje dhe ekzaminimit nga mjekët rezulton se i moshuari ka vrarë veten.

Artikulli paraprakTË PËRMBYTURIT, NGA PROTESTAT NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërSHKOLLA E BARDHAJVE, DREJTORJA BRIGJA: NUK KEMI ROJE