Prej vitesh, dhjetëra banorë të Grudës së Re nuk furnizohen me energji elektrike. Jo vetëm që mungon uji i pijshëm, por këta banorë janë të detyruar të konsumojnë ujin e pusit, i cili rezulton jo i pijshëm.

Sipas banorëve, tubacionet janë të hapura prej kohësh, e megjithatë pikë uji nuk vjen në çezmat e tyre. Në të gjithë Grudën, mbizotërojnë puset dhe depozitat e ujit. Banorët, të shqetësuar për situatën, apelojnë pushtetin. Sipas tyre, premtimet nuk kanë munguar asnjëherë.

Konsumimi i ujit të puseve rezulton të jetë i rrezikshëm dhe shkaktar i kancerit në shumë raste. Në këtë gjendje ndodhen një numër i konsiderueshëm zonash në Shkodër.

Banorët e Grudës së Re, ose të paktën një pjesë e vogël e tyre kanë investuar në blerjen e filtrave që sado pak të jenë të mbrojtur nga sëmundjet kancerogjene.