Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka marrë statusin e azilantit politik në Hungari. Alsat Maqedonia shkruan kërkesa është pranuar nga kabineti i kryeministrit të Hungarisë, Vikor Orban.

‘Ish-kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasysh se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest’.

Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare.

Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsiderojmë se vlerësimi i kërkesës për azil për ish kryeministrit do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish kryeministrit Gruevski para se të përfundojë procedura.

Procedura për azil zbatohet në afat prej 60 ditëve, duke përfshirë edhe intervistën kokë-më-kokë me kërkuesin për azil. Koha e nevojshme për procedurat nuk është e përfshirë në afatin procedural. Megjithatë qeveria mund të sjell vendim në afat më të shkurtë kohorë, gjegjësisht në të ashtuquajturën procedurë të shkurtë, e cila zgjat deri 15 ditë.

Artikulli paraprakPËRNDOQI DHE FRIKËSOI 25-VJEÇAREN, PRANGOSET 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërQEVERIA VENDOS KRITERET E STATUSIT TË SPORTISTIT TË NIVELIT TË LARTË DHE SHPËRBLIMET