Prokuroria përfundon hetimet për grupin e Moisi Habilajt. Krimet e Rënda kanë dërguar dosjen në gjykatë për 9 anëtarët e grupit Habilaj, mbi të cilët rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal të trafikut të drogës drejt Itali.

Sa i takon ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar për bashkëpunim me Habilajt, prokuroria ende nuk ka përfunduar hetimet. Afati i hetimeve për Tahirin skadon më 17 janar.