RAMA MBLEDH NË DURRËS DEPUTETËT SOCIALISTË.
Nje dite perpara séances se pare te sesionit te ri parlamentar, kyeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të PS-së. Mbledhja, e cila po zhvillohet në qytetin e Durrësit pritet të zgjasë në kohë dhe është e ndarë në dy pjesë

Mesohet se kryetari I Partise do t’u kerkoje deputeteve socialsite firmosjen e Kodit të Etikës, sipas së cilit, ata do të jenë të detyruar të mos shkelin vendimet e grupit gjatë votimit të ligjeve.
Neser ne oren 17:00, nis sesioni i tretë i Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur dy ditë më parë pa praninë e opozitës së djathtë, miratoi kalendarin trejavor të punimeve të parlamentit për ditët në vijim.
Pervec hapjes zyrtare të sesionit të ri, agjenda e neserme parashikon miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 1 shtator-9 tetor dhe të kalendarit trejavor për periudhën 1-18 shtator.
Rendi i ditës përfshin edhe pesë dekretet e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të miratuara në seancën e 31 korrikut.

 

 

 

Artikulli paraprakPYJET E SHKRELIT, NJË LËMSH I NGATËRRUAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA SURPRIZON NË DURRËS