Kryetari i PS, Edi Rama është shprehur i pakënaqur me punën në terren nga deputetët dhe degët përsa i përket përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 2019.

Rama ka kërkuar që të punohet më shumë me bazën, sikur zgjedhjet të ishin këtë qershor.

Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar.

Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor.

Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS

Seanca e kaluar me tensione dhe përjashtime është bërë pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar. Rama mësohet t’u ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë.

Nuk duhet ti kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës

Në grup është diskutuar edhe rendi i ditës për të enjten dhe axhenda partiake dhe qeveritare.

Artikulli paraprakMETA URON GJUKANOVIÇ: FITORJA JUAJ, GARANCI PËR PAQEN DHE BASHKËPUNIMIN RAJONAL
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR-HANI I HOTIT