Në orët e para të mëngjesit të sotëm me urdhër të Prokurorisë Italiane të Turtivit, është ekzekutuar një operacion antiterrorist i cili ka çuar në sekuestrimin e një arsenali armësh lufte të një grupi esktremist i djathtë me ideologji naziste.

Operacioni i shtrirë kryesisht në veri të Italisë në territorin e qytetit Milano, Varese, Forli e Novara me një seri armësh automatike të tekonologjisë së fundit si dhe të një raketë luftarake që përdorej nga forcat e armatosura në Katar.

Sipas Antiterrorizmit italian operacioni ka nisur pas hetimeve të kryera ndaj disa shtetasve italianë me ideologji naziste të cilëve kishin luftuar në rajonin Donbass të Ukrainës.
Në pranga kanë rënë tre persona.

Midis tyre është Fabio Del Bergiolo, 50 vjeç, ish-inspektor doganor kundër mashtrimit, i cili në vitin 2001 ishte kandidat për Senatin, për Forza Nuova.

Artikulli paraprakME THIKË NË DORË GRABITI FARMACISTEN, ARRESTOHET
Artikulli tjetërKANABIS DHE ARSENAL ARMËSH NË KRUJË, ARRESTOHEN 9 PERSONA, MES TYRE NJË POLIC, NJË NË KËRKIM