Një 44-vjeçar nga Pogradeci u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka goditur punonjësin e Hipotekës në këtë qytet.

Në pranga u vu Mondi Mekolli, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

“Ndalimi i tij u bë pasi më datë 16.07.2018, në lagjen nr 2 në Pogradec, dyshohet se ky shtetas për shkak të detyrës, ka goditur me grushta punonjësin e zyrës së ZVRPP-Pogradec, shtetasin E.P, 31 vjeç, banues në Pogradec”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE