Ka goditur me grushte vëllain e tij pas një konflikti per motive të dobëta për është prangosur nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Lapardha, Berat.

Ja njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Auger T, 26 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Arrestimi i tij u krye pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, vëllanë e tij G.T, 32 vjeç dhe bashkëshorten K.T, 32 vjeçe, të cilën e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht dhe një muaj më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.