Investimi I papërfunduar për rikonstruksionin e një prej rrugëve kryesore në fshatin Guci e Re ka bërë që banorët të hasin vështirësi gjatë lëvizjes në këtë zonë.

Pesë vite më parë në këtë zonë nisi projekti për rikonstruksionin e rrugëve kryesore, por sipas banorëve u la përgjysëm duke përjashtuar një nga lagjet me numër të lartë banorësh. Ata tregojnë se kjo rrugë bën lidhjen mes lagjeve të tjera ndaj rikonstruksioni është I nevojshëm.

Problematike rruga është edhe për të rinjtë, nxënës e student të cilët përmes kësaj rruge shkojnë në punë dhe shkollë.

Më shumë se katër herë banorët e zonës kanë inevstuar me të ardhurat e tyre për mirëmbajtjen e rrugës, por nuk ka qenë e mjaftueshme. Kërkesa e vetme që kanë nga intitucionet përgjegjëse është rikonstruksioni sa më parë I kësaj rruge sa më parë të jetë e mundur.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBYTET NË LIQEN PESHKATARI 67 VJEÇAR
Artikulli tjetërM.MADHE, SHTËPIA U DOGJ, FAMILJA E VARFËR APEL PËR NDIHMË