Gudar Beqiraj është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Beqiraj mori gjithësej 28 vota pro dhe 3 kundër. Ai u rikthye në këtë post të cilin e ka mbajtur edhe më herët, gjatë viteve 2009-2014.

Ndërsa me 27 vota pro, si nënkryetar i Akademisë së Shkencave u zgjidh Myzafer Korkuti. Zgjedhjet në Akademinë e Shkencave janë shoqëruar me një debat mes anëtarëve dhe Artan Fuga ka qenë një nga kundërshtarët e këtyre zgjedhjeve, duke i quajtur si farsë. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi duke kërkuar reformë ose nuk do të jepet asnjë lek.

Artikulli paraprakKOSOVË-FINLANDË, POLICIA MERR MASA
Artikulli tjetërRAMA KUNDËR GUDAR BEQIRAJT: “AKADEMIA” ZGJODHI FARSËN