Banorët e fshatit Juban në njësinë administrative Gur i Zi nga njëra anë vlerësojnë punimet që po bëhen në aksin Ura e Kirit deri në Mjedë por ndërkohë thonë firma që po kryen punimet

i ka depozituar inertet në përrua dhe në rast se do të ketë reshje shiu atëherë rrezikohen nga përmbytjet afro 800 familje dhe kisha e Jubanit.

Ndërkohë ata kërkojnë zgjerim të rrugës , ndërtimin e një trotuari dhe parmakëve anësorë në pjesën ku kalojnë fëmijët për të shkuar në kopësht.

Sipas banorëvë këto inerte ka 2 muaj e gjysëm që janë depozituar përgjatë përroit dhe për këtë ata kanë vënë në dijeni administratorin e njësisë Gur i Zi. Në rast se kërkesat tona nuk merren marasysh thonë banorët atëherë do të ngrihen në protestë i gjithë fshati Juban.