Për herë të parë pas kaq vitesh rruga e Vukatanes, pritet që ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga administratori i njësisë Gur i Zi Pjerin Marku sipas të cilit investimi do të nisë brenda pak ditësh dhe do të përfundojë brenda një muaji.

Në investimet që po kryhen në infrastrukturën rrugore bashkia Shkodër ka parashikuar edhe rikonstruksion e rrugës së Sheldisë.

Rruga e Vukatës ndodhet në një gjendje të amortizuar pasi janë bërë disa herë ndërhyrje por të pjesshme për mungesë të fondeve.

Kjo është një rrugë e rëndësishme për banorët e zonës e më gjërë pasi lidh disa fshatra me njësinë Gur i Zi. Tashmë pritet që rrugët në Gurin e Zi të marrin pamjen e merituar.