Njesia administrative Guri i Zi nga ana e saj ka marre te gjitha masat për pastrimin e kanaleve kulluese, për te evituar përmbytjet ne atë zone.

Administrator i kësaj njësie, Pjerin Marku, u shpreh se në fshatin Kuç pastrimet kanë përfunduar, si dhe është bërë i mundur riparimi pjesor i argjinaturës së lumit Drin në fshatin Kuç.

Kjo njësi eshte e rrezikuar nga permbytjet ndaj po ndërhyhet kryesisht ne fshatrat Juban, Kuç, Rrenc dhe Vukatane . Ndërsa cdo dite punonjesit e njesise administrative Gur i Zi bejne pastrimin e kanaleve vaditese ne afersi te akseve te ndryshme.

Mungesa e rrjetit kullues në fshatrat Kuç e Vukatanë të komunës Gur i Zi në Shkodër bën që toka bujqësore të përmbytet sa herë ka reshje.

Kjo sjell që prodhimet bujqësore të fermerëve nga vjeshta e deri në dimër të jenë shumë të pakta saqë nuk plotësojnë as nevojat familjare, ndërsa për t’i shitur nuk bëhet fjalë.