Projekti për “Pastrimin e Kanaleve Kulluese nga Bashkia Shkodër” është shtrirë edhe në njësinë administrative Gur i Zi.Prej ditësh po punohet në një kanal kullues kryesor, i cili po pastrohet nga bimësia, shkurret anash tij por edhe nga mbetjet e sjella nga uji.

Kreu i Njësisë Administrative Gur i Zi Pjerin Marku thotë se është mundësuar pastrimi i kanalit kullues në fshatin Kuç e ndërsa tani puna është përqëndruar në atë të Vukatanës.

Pastrimi i këtij kanali sipas Markut është i një rëndësie të vecantë duke pasur parasysh se Guri i Zi është një terren i kërcënuar nga përmbytjet

10 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë, të angazhuar në Gurin e Zi do të vazhdojnë të jenë pjesë e kontributit në përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse nga përmbytjet dhe në pastrimin e kanaleve kulluese.

Bashkia Shkodër, me mbështetjen e GIZ përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon krijimin e një perspektive përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit.

Me këtë projekt kanë përfituar punësim 100 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë në bashkinë e Shkodrës, kryesisht nga zonat më në rrisk nga përmbytjet.

 

 

Artikulli paraprakBËRDICË, NDËRHYRJE NË INFRASTRUKTURË
Artikulli tjetër570 KONKURENTË PËR 150 VENDE NË POLICINË E SHTETIT