Guri i vjetër me mbishkrime historike, i cili u zbulua rastësisht në Fan të Mirditës është vendosur në Muzeun Historik Kombëtar.

Zhvendosja e piktogramit historike pranë Muzeut u bë me urdhër të ministres së Kulturës, Elva Margariti me qëllim ruajtjen, konservimin, studimin, dhe ekspozimin e tij.

Një grup ekspertësh, i përbërë nga përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Drejtorisë Rajonale të Kulturës, në Shkodër dhe Bashkisë së Mirditës, asistuan në zhvendosjen e këtij objekti, brenda të gjitha parametrave që kërkohet në raste të tilla.

Zhvendosja u krye edhe në bashkëpunim me banorët e zonës, të cilët, me gjithë dëshirën për ta mbajtur këtë objekt të rrallë, në fshatin e tyre, pranuan që ai të vendoset në një vend më të sigurt.

Bazuar mbi raportet dhe relacionet e ekspertëve të institucioneve shtetërore të specializuara, për shkak të natyrës së rrallë dhe vlerave që përmban për trashëgiminë tonë, në mbështetje të legjislacionit në fuqi Për Trashëgiminë Kulturore, Këshilli Kombëtar i Restaurimit (KKR)

dhe Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë (KKA) miratuan “Deklarimin e interesit kulturor për ‘Objektin e artit shkëmbor (piktograme historike)’, në përroin e Xhrisë, Fshati Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, Bashkia Mirditë dhe zhvendosjen e tij pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Artikulli paraprak“I PAZËVENDËSUESHËM”! ASH FJALË PREKËSE PËR FATOS BAXHAKUN
Artikulli tjetërPARALAJMËROHET VALË E RE E TË NXEHTIT NË JUGPERËNDIM TË EVROPËS