Në bibliotekën “Marin Barleti” është bërë promovimi i librit “Gurra e Dashës” i autorit Shefqet Kelmendi. Ky libër erdhi për herë të parë në Kosovë dhe së fundmi, autori zgjodhi ta sjellë edhe në Shkodër, duke e cilësuar si një qytet të bekuar në të gjitha aspektet.

Gjovalin Çuni, drejtor i bibliotekës “Marin Barleti” shprehet se ky vëllim është ndër më të veçantët nga shkrimari Shefqet Kelmendi. Sipas drejtorit Çuni, Kelmendi është një shkrimtar i mirëfilltë që ka ka guxuar të lëvrojë në prozë poetike por edhe në skica.

Në analizën e bërë nga kryetari i Shoqatës se Shkrimatrëve Zija Vukaj, vepra “Gurra e Dashës” shfaqet si një libër kompleks dhe miks mes individit patritot, individit të kulturuar dhe individit që fotografon çdo çast të jetës.

Shefqet Kelmendi është shkrimtar nga Kosova. Është autor i botimeve “Një brez i veçantë”, “Heroina Marije Shllaku”, “Selim Kelmendi, dëshmor i demokracisë” dhe një sërë veprash të tjera.

 

 

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 18.11.2018
Artikulli tjetërPREKAL, 15 FAMILJE TË IZOLUARA NGA SHEMBJA E URËS