Java e parë e gushtit sjell temperature të larta në territorin shqiptar. Sipas Meteoalb, gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 – 36°C në zonat malore (maksimumet në Verilindje) ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në Shkodër, berat dhe rrethinat e tyre pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C .

Sa i përket reshjeve të shiut, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore ndërsa në dt. 2 – 3 gusht rrebeshe afatshkurtra rrezikojnë zonat Qendrore dhe Jugore.