FLUKSI I SHTETASVE TË HUAJ DHE SHQIPTARË SA VJEN DHE RRITET NË KUFI
Muaji gusht shenon numrin me te madh te të shtetasve dhe automjeteve të huaja dhe shqiptare, që hyjnë dhe dalin në pikën kufitare të Muriqanit. Kur data shenon 9 gusht  sërish ka radhë të gjata të automjeteve të cilat presin për të kaluar në të dy anët e kufirit, Malit te Zi dhe Shqipërisë.

Në krahasim me muajin korrik të këtij viti duket se hyrja dhe dalja e shtetasve në Muriqan eshte me e madhe edhe ne baze te statistikave. Në muajin korrik kanë hyrë në Shqipëri 24.216 shtetas shqiptarë, ndërsa të huaj 87.278, në total 111.494.
Sa i takon numrit të atyre që kanë dalë nga Shqipëria, shtetas shqiptarë janë 18.168, ndërsa të huaj 71.599, në total 89.767. Përsa i përket mjeteve motorike, sipas statistikave kanë hyrë 8.220 mjete shqiptare dhe 25.679 të huaja, në total 33.899. Sa i perket numrit të automjeteve që kanë dale, janë 5.907 shqiptare dhe 19.771 të huaja, në total 25.678.
Këto shifra tregojnë fluksin e madh të atyre që preferojnë Shqipërinë në këtë sezon turistik apo anasjelltas Malin e Zi apo vendet e tjera. Duke u  ndalur ne te dhenat qe ofrohen per muajin gusht, behet me dije se deri tani kane hyre ne shqiperi rreth 12.549 shtetas shqiptarë dhe 12.580 të huaj, në total rreth 25mije. Sa i përket atyre që kanë dalë nga Shqipëria janë 4.348 shtetas shqiptarë dhe 10.929 te huaj, në total rreth 15 mije shtetas.
6.534 është numri i mjeteve shqiptarë që kanë hyrë brenda këtyre  ditëve, ndërsa 3.732 i mjeteve të huaja, në total rreth 10 mije automjete. Megjithate duke qendruar tek shifrat, duket se numri I shtetasve te huaj dhe shqiptare qe do te kalojne piken e kalimit kufitar te muriqanit sa do te vije dhe te rritet deri ne gjysem e ketij muaji ne daten 15 gusht qe perllogaritet edhe si periudha me numrin me te larte te shtetasve qe kalojne nepermjet kesaj pike te kalimit kufitar.

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/d8Ow3t6hjB0?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]