Prokuroria e Krimeve të Rënda vendos nën sekuestro preventive një tjetër pasuri të familjes Habilaj. Gjatë ditës së sotme i është vendosur sekuestro një karburanti në afërsi të spitalit rajonal, në pronësi të Artan Habilaj, vëllai i madh Moisi Habilaj i arrestuar në Itali për trafik droge.

“Pritet të ketë edhe të tjera urdhër-sekuestro që do të zbatohen në orët në vijim. Por ende policia që mbështet këtë operacion të Krimeve të Rënda nuk ka dhënë detaje.

Vijojnë të qëndrojnë brenda biznesit jo vetëm Artan Habilaj që është duke u njohur me urdhrin e sekuestros por edhe të gjithë punonjësit e karburantit, lavazhit dhe barit” .

Vëllezërve Habilaj u janë sekuestruar mbi 1 milion euro pasuri
Me 21 shtator, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi sekuestrimin e 1 milionë euro pasuri të vëllezërve Habilaj.Sekuestroja u vendos në kuadër të ligjit “Antimafia” dhe të gjitha këto pasuri janë të regjistruara në qytetin e Vlorës.

Urdhri për sekuestrimin e pasurive të Habilajve u firmos nga grupi i prokurorëve që drejtoheshin nga Besim Hajdarmataj, vetëm pak orë para se këtij të fundit t’i komunikohej urdhëri i transferimit për në Prokurorinë e Pogradecit.

Ora News siguroi në mënyrë ekskluzive kërkesën e prokurorëve, e cila ka marrë viston e gjykatës për të bllokuar apartamente, troje garazhde dhe automjete të vëllezërve Moisi, Artan dhe Florian Habilaj.

Në total bëhet fjalë për 8 apartamente, 5 ndërtesa, rreth 30 garazhde, 10 dyqane dhe 5 automjete. Në bazë të kontratave të blerjes së këtyre pasurive, shifra e shpenzuar nga Habilajt është mbi 1 miliardë lekë. Por, hetuesit dyshojnë se vlera e tyre është disa herë më e lartë, referuar çmimeve të tregut.

Gjithashtu, rezulton se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë nga vëllezërit Habilaj gjatë periudhës 2016-2017. Gjatë kësaj periudhe ata kanë qenë nën hetim nga Prokuroria e Katanias, si të dyshuar për trafik narkotikësh nga Shqipëria drejt Italisë.

Në nëntor 2017, Prokuroria e Katanias lëshoi urdhër-arreste për anëtarë të grupit kriminal Habilaj. Por, pas hekurave aktualisht është vetëm Moisi Habilaj. Dy vëllezërit e tij, Artan dhe Florian Habilaj, të cilët gjendeshin në Shqipëri, nuk arritën të arrestoheshin.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLAS TRE SHQIPTARË, NJËRI VDES
Artikulli tjetërDROGA FSHIHET NE QYPA, ARRESTOHET NJË PERSON