Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e shikon zgjidhjen e krizës politike te gratë. Shpëtim Idrizi propozon që forumet e grave të të gjitha forcave politike të mblidhen së bashku ditën e hënë dhe të gjejnë rrugdaljen e krizës politike të cilën liderët politikë nuk po munden ta zgjidhin.

Shpetim Idrizi: Përpara se të na vijnë nga jashtë zgjidhjet, ne ditën e hënë propozojmë të mblidhen forumet e grave të politike, PD, PS, LSI e PDIU dhe jam i bindur tua lëmë atyre në dorë dhe jam i bindur se zgjidhje do ketë.

Idrizi ka riktheksuar se pakti kombëtar i propozuar nga PDIU do t`i jepte fund ngërçit politik Shpetim Idrizi: “Ne kemi propozuar një pakt kombëtar që është dakordësuar nga të gjitha forcat politike. Është një mënyrë e mirë si kjo krizë të zgjidhet.

Iu drejtuam dhe presidentit të mblidhte tryezën e partive parlamentare. Ndërsa Kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU u shpreh se fuqizimi politik i gruas do të sjell fuqizimin e saj social dhe ekonomik.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi organizuar me Forumin e Gruas të PDIU në Akademinë e Arteve.

Artikulli paraprakPARTIA SOCIALISTE: PD-ja PO E ÇON VENDIN NË NJË ’97 TË DYTË
Artikulli tjetërKUR DO MBAHEN ZGJEDHJET? KQZ: JA AFATI I FUNDIT