Komisioneri europian Johanes Hahn në takimin me qeverinë shqiptare për punën përgatitore të hapjes së negociatave foli edhe për vettingun, ku shprehur rezerva për mungesën e gjyqtarëve.

Hahn: Kjo fazë duhet të përmbushet dhe idealisht do të fillojmë pas një viti negociatat dhe me shpresë dhe ky është synimi ynë i përbashkët me shpresë të nisim kapitujt e parë nga fundi i vitit tjetër.

Ky do të jetë fokusi ynë dhe detyra që shtrihet para jush në muajt që vijim është që të vazhdoni të jepni rezultate në mënyrë që të tejkaloni çdo dyshim të mbetur.

Shteti i së drejtës është dicka që shihet me kujdes nga shtetet anëtare të BE. Vettingu duhet të vijojë sëbashku me ristrukturimin e pritshëm institucional dhe krijimin e institucioneve të reja që parashikohen nga reforma kushtetuese e 2016.

Fal suksesit të procesit të vettingut deri më tash është e rëndësishme që vendimet për përfundimin e kësaj reforme duhet të shihen me kujdes. Parlamenti duhet të amendojë ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që shkolla e magjistraturës të rrisë numrin e studentëve të rekrutuar dhe trajnuar qysh prej fillimit të këtij viti.

Është shumë e rëndësishme që edhe anëtarët e KLP dhe KLGJ të emërohen. Është përgjegjësi e përbashkët e qeverisë dhe opozitës që të zbatojmë shpejt reformën në drejtësi dhe në një farë mënyre do të ishte e çuditshme do të thoja që si rezultat i një procesi të suksesshëm vettingu ju të hasni me situatë ku të mos keni gjyqtarë kompetentë, kjo do të ishte një fatkeqësi si rezultat i këtij procesi të sukseshëm.

Do t’i bëja thirrje të gjitha palëve politike sepse ju duhet edhe një shumicë e cilësuar në parlament për të vendosur lidhur me këtë. Personalisht u habita, por edhe duhet ta kisha ditur që edhe për këtë ju keni nevojë për shumicë të cilësuar për të rritur numrin e studentëve në një institucion arsimor që duhet të ishte dicka shumë më e qartë. Megjithatë duhet të respektojmë përcaktimet ligjore.

Rezultatet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vijojnë, mundësisht të intesifikohen. Ka edhe cështje të tjera të cilat janë në radarin e shteteve tona anëtare për të luftuar dukuri negative për kërkesa të pabazuara për azil të shtetasve shqiptar në zonën e shengenit.

Gjithashtu edhe për reformën zgjedhore dhe trajtimi i rekomandimeve të ODIHR përpara zgjedhjeve të ardhshme që në fakt përputhen me këtë hapësirë.

Hahn tha se kjo fazë përgatitore do të jetë shumë kërkuese nga të dyja palët qoftë nga ana e Shqipërisë, qoftë nga ana e BE. Ai vuri theksin tek personeli, për të cilin tha se duhet të shtohet dhe të jetë i kualifikuar.

Hahn: Po hyjmë në një fazë të re që do të jetë kërkuese për të dyja palët. Qysh prej fillimit të shtatorit do të zhvillohen takime në Bruksel duke u ndaluar tek kapitulli 24.

Do të jetë thelbësore që të caktohen burime në personel që të përballeni me këtë proces. Në çdo ministri të linjës do tju duhet një personel i mjaftueshëm me përvojë që do të negociojë me ne, spse nuk mund tja lini në dorë vetëm Ministrisë së Jashtme dhe Kryeministrisë.

Do të negocioni, jo vetëm me ne por edhe me drejtoritë e specializuara të komisionit. Duhet të kemi njerëz me përvojë në mënyrë që të kryejmë këtë procedurë kaq të rëndësishme.

Jam i sigurt që të gjithë jeni të vetëdijshëm që rruga nuk ishte e lehtë. Fillimi i procesit analitik nuk do të thotë se po nisin nga e para. Të gjitha reformat që kanë nisur duhet të vijojnë. Shtetet anëtare do ta shohim me kujdes këtë gjë.

Është e rëndësishme të theksohet se 25 shtete anëtare ishin që negociatat të nisnin që dje.