Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, ka kërkuar angazhimin e të gjitha palëve politike në procesin e integrimit, duke e përshkruar si një axhendë kombëtare.

Nga Brukseli, në një konferencë për mediat me kryeministrin Rama, Hahn u shpreh:

“Do të ndalem në Tiranë javën e ardhshme. Ka një nevojë për mbështetjen e të gjithëve për të arritur proceset integruese në gjithë shoqërinë shqiptare.

Duhet të jemi të bashkuar pa dalim e gjithë shoqëria, kjo është ajo që ne apelojmë”.

Nga ana e tij kryeministri shqiptar shprehu të gjithë angazhimin për të vijuar me procesin analitik.

Rama: Do të bëjmë atë që thatë, për të marrë më shumë kohë për tu përgatitur më mirë.Ju sigurojmë që nuk do humbim asnjë sekondë. Ne jemi absolutisht gati për këtë proces analitik.

Dua t’ju mirëpres në Tiranë në ditët në vijim me skuadrën tuaj dhe të vendosim dhe këtë axhendë për integrimin që është shumë e rëndësishme për vendin tonë, rajonin dhe Europën po ashtu.

Artikulli paraprakTURIZMI MALOR/ MINISTRI KLOSI: ALPET SHQIPTARE TË JENË DESTINACION TURISTIK PËR KËDO
Artikulli tjetërRRAGAM, HEC-i U ZURI TOKAT, BANORËT NË VARFËRI