Komisioneri i Bashkimit Europian për zhvillimin, Johaness Hahn në një intervistë për median gjermane “Welt” ka folur mbi situatën në Balkan.

Në fjalën e tij, Hahn është shprehur se mes vendeve të rajonit përveç konflikteve ka edhe një kompeticion se kush do të progresojë më shpejt drejt BE-së.

Për një kohë të gjatë një hap para të tjerëve ishte Serbia dhe Mali i Zi, ndërsa tani është Shqipëria dhe Maqedonia.

Ndër të tjera, Komisioneri për Zgjerim ka folur edhe për Kosovën. I pyetur se çfarë konfliktesh fondamentale duhet të zgjidheshin në mënyrë që vendet e rajonit të bashkoheshin.

Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre. Në përgjithësi, ende duhet të bëhen përparime të konsiderueshme në të drejtat themelore.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, vendet e BE-së duhet të binden se pranimi premton më shumë stabilitet, tregje të reja dhe më shumë prosperitet për të gjitha palët.