Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e protestës së opozitës, deputetja Rudina Hajdari ka bërë thirrje për vetëkontroll.

Duke i uruar shërim të shpejt, Sahit Dollapit, Hajdari shprehet se dhuna në protestë i bën me faj dy palët politike.

‘Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot.

Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët’, shkruan Hajdari.

Ajo ka pasur një reagim shumë të ashpër për aktet e dhunës që karakterizuar protestën e ditës së shtunë. Hajdari shkruante se shqiptarët kanë zgjedhur demokracinë dhe sipas saj, Azem Hajdari nuk do të kishte mbështetur veprimet e Bashës.

Sipas deputetes, kryedemokrati po minon parimet e paqes, prosperitetit dhe pluralizmit.

Artikulli paraprakIDENTIFIKOHEN HAJDUTËT E BANESËS SË KUNATIT TË BASHKIM FINOS
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, PEZULLOHEN LUNDRIMET NGA VLORA