Dy burra shqiptarë përfunduan në prangat e karabinierëve në Como, pasi u kapën në flagrancë duke grabitur një shtëpi.

Në pranga përfunduan N.E, 35 vjeç dhe T.K. 36 vjeç, pa leje qëndrimi në rregullt në territorin italian dhe të dy banues në Giussano.

Policia lokale ka kapur një makinë tip “Jeep Grand Cherokee” në një zonë banimi në San Fermo della Battaglia.

Hetuesit e ndoqën makinën e dyshimtë dhe pak momente më vonë, la dy burrat të veshur me rroba të zeza. Ata u hodhën në sulm duke grabitur një shtëpi dhe më pas u kthyen në makinë me sendet e plaçkitura.

Menjëherë, policia bllokoi mjetin duke prangosur shqiptarët dhe duke kthyer sendet e vjedhura tek pronarët si bizhuteri të çmuara, kupa argjendi si dhe shuma parash.
Policia lokale ka kërkuar ndihmën e banorëve për të zbuluar vjedhjet e tjera të shqiptarëve.