Banesa e një 78-vjeçari në fshatin Biranj ka rënë pre e hajdutëve.

Sipas policisë, autorët kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale H.Sh duke thyer derën kryesore dhe kanë marrë një sasi e konsiderueshme parash, në lekë dhe euro.

Në Korçë janë regjistruar një numër i konsiderueshëm vjedhjesh kohët të fundit por fatkeqësisht të gjitha deri tani kanë mbetur pa autor.