Një vjedhje spektakolare është kryer në qendër të qytetit të Sarandës, ku hajdutët kanë marrë një shumë prej 30 mijë eurosh.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme, por vetëm sot është bërë publike.

Deri tani policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, por nga burime nga grupi hetimor bëhet e ditur se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një biznesmeni në Sarandë.

Banesa është ‘kthyer përmbys’ nga hajdutët derisa kanë gjetur shumën e eurove.

Në momentin e vjedhjes në shtëpi nuk ka pasur asnjë person nga familja, gjë që të bën të mendosh se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tyre.

Pas denoncimit nga biznesmeni, policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës.

Artikulli paraprakI VIHET FLAKA NJË MAKINE, POLICIA DYSHON SE ESHTE E QELLIMSHME
Artikulli tjetërA DO TA RREZOJNË QEVERINË PROTESTUESIT?