Problemet me rrjetin elektrik në disa fshatra të njësisë Administrative Hajmel nuk po gjejnë zgjidhje pavarsisht apeleve të kryera nga komuniteti i asaj zone.

Është administratori i njësisë Hajmel Benard Ndreca i cili rikthen dhe njëherë në vemendje këtë problematikë përmes mediave.

Përveçse rrrjeti elektrik është I amortizuar banorët përballen dhe me mbifaturimet e energjisë elektrike.

Ndreca thotë se për këtë cështje janë ankuar vetë drejtuesit e bashkisë Vau Dejës tek operatori I shpërndarjes së energjisë elektrike mirepo këta të fundit nuk po bashkëpunojnë aspak për të zgjidhur këtë problematike shqetësuese.

Ndërkohë Administratori bën thirrje OSHEE që të ndërhyje pasi situata është emergjente.

Prej vitesh nuk është vënë dorë në rrjetin elektik të atyre zonave. Plotësisht i amortizuar dhe me ardhjen e stinës së dimrit, banorët përveqse mbesin në errësirë të plotë u rrezikohet dhe jeta.

Artikulli paraprakDIGJET MUZEU POR JO KAFKA 12 MIJË VJEÇARE
Artikulli tjetërFESTA E ZOJËS SË SHKODRËS, LUTJE GJATË PROCESIONIT