DREJTORJA E ARSIMIT: ZËVENDËSIMI I DREJTORES TEK “28 NËNTORI” NUK ËSHTË POLITIK.Drejtorja Rajonale e arsimit Aferdita Haka në një prononcim për “Star Plus” i ka kthyer përgjigje nxënësve të shkollës “28 nëntori” që protestuan kundër zëvendësimit të drejtores së kësaj shkolle Albana Bushati.

Drejtorja Haka tha se nxënësit e kanë vendin në bankat e shkollave.E pyetur për pretendimet që kanë nxënësit se ky është një vendim politik i drejtorisë arsimore, shefja e arsimit hedh poshtë një pretendim të tillë.Drejtorja Haka konfirmon se ka patur edhe një takim me qeverinë e nxënësve të shkollës “28 Nëntori”.Këto ndryshime mund të vazhdojnë edhe në shkolla të tjera por sipas drejtorisë arsimore nuk ka vend për panik sepse është një reformë që i duhet vendit.

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/w8bF6NCutes” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakDREJTORIA E TATIMEVE: BASHKIA NUK KA TË DREJTË
Artikulli tjetërLIGJI DHË NXËNËSIT, PËRBALLË VENDIMIT