DREJTORJA E ARSIMIT: PO MINIMIZOHEN RASTET E MËSUESVE JASHTË PROFILIT.“Ministria e Arsimit ka hapur vendet vakante në fushën e arsimit dhe kushdo mundet që të aplikojë për të gjetur një vend të merituar pune”. Kështu thotë drejtorja rajonale e arsimit Afërdita Haka kur pyetet për mësuesët jashtë profilit për të cilët sipas drejtores në të gjithë qarkun e Shkodrës po bëhen evidentimet e këtyre rasteve.

Drejtorja Haka thotë se edhe për mësuesit që në shkolla të ndryshme janë mbi kapacitet në raport me numrin e nxënësve po shkojnë drejt minimizimit dhe normalizimit të situatës.Nga Ministria e Arsimit ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me këta mësues që janë jashtë profilit apo mbi kapacitet, nëse do të zhvendosen në të tjera shkolla, do t’i nënshtrohet ndonjë testi apo do të hiqen fare nga puna. Me këtë reformë Ministria synon përmirësimin e sistemit arsimor parauniversitar.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/fM0hPE3yKCY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]