Gjatë faljes së namazit për Kurban Bajramin në Shkodër teologu Lavdrim Hamja përcolli disa mesazhe për besimtarët duke thënë se realiteti i sotëm është i hidhur dhe se njerëzit duhet të kthehen tek rruga e Zotit.

Teologu Hamja foli edhe për jetët e pafajshme të kohëve të fundit duke u solidarizuar me ta por nga ana tjetër tha se njeriu nuk duhet ta shkatërrojë tokën dhe se teknologjia nuk mund ta sfidojë Zotin.