DURRAJ: SAPO JEMI RIFORMUAR, DUHET TË RUAJMË ECURINË. Ekipi i Vllaznisë në Hendboll për meshkuj e ka nisur me humbje sezonin e ri. Pas shumë sezonesh jo më shkëputje apo pjesmarrje edhe këtë vit, shkodranët kanë arritur të rindërtohen. Ndeshja e parë ka qenë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” ku Vllaznia ka patur përballë ekipin e Elbasanit.

Shkodranët kanë zhvilluar një lojë me nivel të lartë madje dhe shumë konkuruese ndaj Elbasanasve. Ndeshja është mbyllur vetëm me një pikë diferencë për miqtë që fituan 24-23. Por mënyra e lojës së shkodranëe dhe ajo çfarë treguan premton që mund të bëjnë një paraqitje të mirë në këtë sezon. Pas ndeshjes trajeri Artan Durraj që përveçse rolit të trajnerit është dhe lojtari, shpreson që  ekipi i tij të zhvillojë ndeshje më të mira në të ardhmen. Vllaznia bën pjesë ndër katër ekipet në këtë sezon, së bashku me Elbasanin, Flamurtarin dhe Tiranën. Ndërkohë që pas pak javësh priten të zhvillohen dhe zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Hendbollit ku dhe do ti kushtojë më shumë vemendje zhvillimit dhe rritjes së këtij sporti në Shqipëri.  

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/XxsV0AGNk8w?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]