POLICIA NUK ARRIN TË IDENTIFKOJË AUTORIN, SEKUESTROHET LËNDA NARKOTIKE. 

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë sekuestruar 10 kg marijuanë në zonën kufitare të Hanit të Hotit në rrethin e Shkodrës. në vendin e quajtur « Shinat e trenit », mbi Hidrovorin  në afërsi të Pikës Kalimit të Kufirit Hani i Hotit është konstatuar se po lëvizin në afërsi të kufirit me Malin e Zi,  shtetas të cilët nuk janë identifikuar pasi ka qenë errësirë.  Në  vendin ku u konstatu zhurma  është gjetur dhe sekuestruar një thes me thurje ku në mbrendësi të tij ka 10 (dhjetë) pako, me material bimorë ngjyrë jeshile në gjendje të thatë në formë boçe me aromë dhe me karekteristika si ajo e lëndës narkotike Mariuan, ku pas peshimit rezultoj të peshojnë 10 kg e 20.6 g. Sipas policisë, personi i cili dispononte lëndën narkotike është identifikuar por ka mundur të largohet duke përfituar edhe nga errësira në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Bëhet e ditur se po punohet intensivisht edhe me policinë Malazeze për të vënë në pranga shtetasin shqiptar. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/MWCJMUQkLHo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]