Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur hapjen e vitit të ri akademik për Forcat tona të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetin social,

Xhaçka shprehet se akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e vende të tjera aleate.

“Viti i ri akademik nis sot jo vetëm nëpër universitete, por edhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga #Shqipëria, por edhe nga #Kosova e vende të tjera aleate.

Suksese gjithë ushtarakëve në rrugëtimin e tyre drejt promovimit në gradë e karrierë!”, uron Xhaçka.

 

Artikulli paraprakKËRKESA E PD PËR PËRJASHTIMIN E BALLËS, DEPUTETI-BASHËS: TËRHIQ URDHRIN, MOS TURPËRO VENDIN TËND
Artikulli tjetërZJARR NË ISHULLIN E LUMIT BUNA PËRBALLË KALASË SË SHKODRËS