Nga 1 shtatori, aplikimi për lejë ndërtimi do të kryhet online në portalin e-albania përmes 7 hapave që nisin nga plotësimi i të dhënave personale, të kompanisë që do kryejë punimet, e deri te të dhënat e pronës që do ndërtohet apo ristrukturohet.

Në një aktivitet të përbashkët, Ministria e Zhvillimit Urban dhe ajo e inovacionit kanë demonstruar përmes shembujve konkretë hapat që duhet të hedhë çdo qytetar apo ndërtues për të aplikuar elektronikisht për leje ndërtimi. Hapi i parë, plotësimi i të dhënave personale, ndërsa i dyti jep mundësinë e plotësimi të të dhënave kompanisë që do të kryejë punimet. Hapi tjetër është përzgjedhja e shërbimit që do të kryhet, si ndërtim, zhvillim apo rikonstruksion. Në hapin e katërt përzgjidhet institucioni ku kërkohet leja, te 61 bashkitë apo këshilli kombëtar i territorit. Hapi pestë jep mundësinë për të plotësuar të dhënat e pasurisë, siç janë zona kadastrale, volumi apo sipërfaqja e pasurisë. Po në këtë seksion do të ngarkohet edhe kopja e certifikatës së pronësisë. Në hapin e gjashtë nënshkruhet deklarata e përgjegjësisë ligjore për të gjitha të dhënat e deklaruara nga aplikuesi ndërsa në hapin e shtatë të gjitha të dhënat e ngarkuara dërgohen në institucionin përgjegjës për dhënien e lejes. Të pranishme në event, Ministret Eglantina Gjermeni dhe Milena Harito thanë se sistemi i ri do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe investitorëve, por dhe në rankimin e Shqipërisë në raportin e Doing Business.

Artikulli paraprakARREST ME BURG PER KRYEPLAKUN E FSHATIT KIR
Artikulli tjetërHIDHET NGA LARTESIA EMIGRANTI SHQIPTAR