Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve disa zona të tëra në Shkodër rrezikojnë përmbytjet. Sic shihet dhe nga pamjet e dites se hene është rritur niveli i shkarkimeve nga hidocentralet.

Sipas informacionit zyrtar nga Prefektura e Shkodrës, niveli i shkarkimevenë Hec Vau- Dejës ka qenë 1000 m3/sek, që duke i shtuar edhe 5 agregatet në punë arrin në rreth 1350 m3/sek. Deri më tani është përmbytur fshati Obot, dhe sipërfaqe të tëra tokash bujqësore në zonën e nënshkodrës.

Deri më tani rreth 500 hektarë tokë gjenden në ujë, ndërsa rrezikojnë dhe përmbytjet e banesave. Edhe parashikimet e motit për rinisjen e reshjeve të shiut nuk janë aspak të favorshme për të përballuar situatën.Rritja e nivelit te limenjve Buna dhe Drini ben qe rreziku është ende prezent nëse do të ketë shkarkime.

Nuk ka emergjencë, por nëse do të rriten shkarkimet mund të ketë probleme. Ndërkohë që ka rritje edhe të nivelit të liqenit të Shkodrës, ç’ka mund të sjellë probleme edhe në qytet. KESH në një reagim për mediat ka deklaruar se përmbytja nuk ka ardhur nga shkarkimet, por nga reshjet e dendura dhe bllokimi i kanaleve kulluese.

Artikulli paraprakKESH: PËRMBYTJET JO NGA SHKARKIMET
Artikulli tjetër“TË DREJTAT E GRAVE NË NIVEL LOKAL”