Në këtë fillim sezoni përvecse në pastrimin e plazhit, bashkia Shkodër e ka përqëndruar vëmendjen e saj tek menaxhimi sa më i mirë i hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare te Velipojes.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi pranon se dy vitet e fundit ka pasur problematikë zbatimi i lejeve të dhëna nga vetë bashkia.

Megjithatë sipas Ademit angazhimi këtë vit do të jetë më serioz për vetë faktin se është krijuar një bashkëpunim i mirë me policinë

Ademi tregohet e prerë kur thotë se të gjithë kundravajtësit që kanë abuzuar vitet e fundit me hapësirat publike në bregdet do të paguajnë taksat sipas ligjit njëkohësisht do të paguajnë edhe taksë shtesë për dëmin që i kanë shkaktuar qytetarëve

Zona turistike bregdetare më e madhja në veri të vendit plazhi i Velipojës pas përgatitjes dhe krijimit të kushteve është në pritje të pushuesve.

Mbi 100 mijë pushues kryesisht nga veriu i vendit dhe Kosova kalojnë pushimet në këtë plazh gjatë sezonit turistik.

Një pjesë e kësaj hapësire zotërohet nga rrjeti i hotelerive dhe restoranteve, ndërsa pjesa tjetër nga kontraktorë që zhvendosin aktivitetitn e tyre për 3 apo 4 muaj në plazhin e Velipojës.

Ndër vite, mungesa e hapësirave publike është përcjellë me shqetësim qytetar nga ana e pushuesve. Ndërkaq, Bashkia Shkodër ka parashikuar që 20% e bregdetit të shërbejë si hapësirë publike.

 

Artikulli paraprakSUPERPRODHIMI, MBESIN STOK BIMËT MEDICINALE
Artikulli tjetërKLSH: LIQENI I SHKODRËS DHE THETHI TË KËRCËNUAR