Për ata që kanë ëndërruar ndenjëse më të rehatshme në kinema, kjo kompani në Zvicër ka menduar t’ua realizojë ëndrrën.

Ata kanë hapur një sallë “VIP” ku kanë vendosur shtretër të rehatshëm në vend të ndenjëseve tradicionale.

Salla “VIP” gjendet te kinemaja “Pathè”, në zonën e zvicerane të Shpraitenbahut, në kufi me Gjermaninë.

Kinemaja e veçantë do të ketë 11 shtretër me nga dy jastëkë. Ka dhe komedina anash, që shikuesit të ndihen sa më shumë si në shtëpi.

Salla “VIP” do të thotë që dhe çmimet janë “VIP”. Një biletë kushton gati 50 euro.Por çmimi përfshin edhe ushqime falas, si dhe pantofla pranë shtratit.

Kush ndihet më rehat në divanë kuzhine, nuk do të dalë i zhgënjyer

Sigurisht që kinemaja ka menduar dhe për të vegjlit. Të vëmendshmit mund ta shohin filmin shtrirë, më të lëvizurit mund të zhyten te vaska me topa.

Kinemaja po e provon metodën e re këtë maj, por shumë njerëz thonë se të shohësh filmin në shtrat bën që të të zërë gjumi

Artikulli paraprakBASHKOHET HIPOTEKA DHE ALUIZNI, EMËROHET DREJTORI I KADASTRËS
Artikulli tjetërGJIKNURI: OPOZITA I KA MUNDËSITË TË HYJË NË ZGJEDHJE, ULEMI SI NË 2017-ËN DHE JU JAPIM GARANCI EKSTRA PËR PROCESIN