Java e aktiviteteve në kuadër të 15 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Familjes”, sot Bashkia Shkodër i zhvilloi në pedonalen “Kolë Idromeno”.
Me moton “Së bashku Për familjen” u hap Panairi i Shërbimeve, në të cilin Bashkia e Shkodrës prezantoj shërbimet shoqërore të cilat ofrohen në qendrat komunitare

“Për Familjen” të shtrira në territorin e saj, si; informim, orientim, këshillim, mbrojtja e fëmijëve, klasa prindërimi, grupe të të rinjve, vizita në familje, referim dhe menaxhim rasti, fuqizim ekonomik, ndërmjetësim për punësim, ri-integrimi në shkollë, mbështetje pas-shkollore, aktivitete argëtuese, lojra psikosociale, etj. Në panair moren pjese edhe organizata të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe fuqizim të familjes, si Gruaja te Gruaja, Shprese për Botën, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve.

Aktivitetet promocionale dhe sensibilizuese u shoqëruan me shpërndarjen e materiale informuese dhe me lojëra psiko-sociale për fëmijët, facepainting, fotografi, etj. Një koncert u zhvillua me pjemarrjen e fëmijëvë nga qendra Multifunksionale “Për Familjen” në kuadër të projektit Reload.
Panairi do të vazhdojë prezantimin e shërbimeve edhe në ditët në vazhdim më pjesmarrjen dhe bashkëpunim edhe të organizata të shoqërisë civili aktive në territor.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJES
Artikulli tjetërSHKODËR,”EKRANI I ARTIT” NË EDICIONIN E TRETË