Strukturat e Forcave të Armatosura, me mjete të rënda me zinxhir, në mbështetje të bashkive Shkodër e Malësi e Madhe, po bëjnë të mundur hapjen e segmentit rrugor më të vështirë në Shqipëri, Bogë-Theth me gjatësi 22 km, segment i bllokuar nga dëbora qe prej muajit Dhjetor.

Reshjet e shumta dhe të përsëritura të dëborës gjatë dimrit që kaloi si dhe orteqet e vazhdueshme krijuan një situate emergjente në këtë zonë.

Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci tha se janë dashur tre javë punë nga forcat e armatosura dhe emergjencat civile për të zhbllokuar rrugën.Sipas tij situata paraqitej problematike nga orteqet të cilat rrezikuan jetët njerëzore

Rruga tashmë e hapur nga strukturat e FA me mjetet e rënda me zinxhir, i ngjason nje tuneli. Tashmë pasionantët e turizmit malor e kanë mundësinë të shkojnë drejt Thethit për të shijuar peisazhin mbresëlënës të kontrastit verë-dimër.

Për shkak të dëborës së konsiderueshme dhe terrenit të thyer malor, ka patur vështirësi në ndërhyrje por u punua në dy krahët e rrugës

 

Artikulli paraprakADZM FOKUSIN TEK ZONAT E MBROJTURA
Artikulli tjetërMIRDITË, DOGJI 8 HA PYJE, ARRESTOHET